Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA kërkon ndalimin e tij, TikTok paralajmëron: Do të cënonte fjalën e lirë të 170 milionë amerikanëve

19:23 / April 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tik tok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale në përdorim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara “do ta cënonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar të shtunën për të ndaluar TikTok-un, nëse pronarja e aplikacionit nuk shkëput lidhjet me Kinën.

Legjislacioni ka qenë pjesë e një pakete masive të politikave të jashtme amerikane, që ka përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën.

Dokumenti mund të shndërrohet në ligj javën që po vjen.

Në muajt e fundit, zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin për popullaritetin që gëzon TikTok-u te gjeneratat e reja.

Ata dyshojnë se kompania që zotëron TikTok-un, Bytedance, është e lidhur me Pekinin, ndonëse zyrtarë të saj i hedhin poshtë këto akuza.

Zyrtarë të platformës kanë thënë se ByteDance “nuk është agjente e Kinës, dhe e asnjë shteti tjetër”, derisa vetë ByteDance insiston që nuk është kompani kineze, duke përmendur faktin që shumë kompani të mëdha për investime zotërojnë 60 për qind të aksioneve të saj.

Nëse projektligji miratohet edhe në shkallët pasuese, Byedance do të ketë nëntë muaj që t’i shesë aksionet me mundësi të një shtyrjeje për tre muaj tjetër, nëse shitja është në proces e sipër ose do të përballet me ndalesë.

E themeluar më 2012 nga sipërmarrës kinezë, ByteDance e ka prekur suksesin e parë të madh me aplikacionin e videove të shkurtra Doyin në Kinë.

Një vit më vonë e ka lansuar TikTok-un, një version ndërkombëtar. Ky aplikacion ishte bllokuar në Kinë, mirëpo më pas është përdorur prej miliarda përdoruesve brenda pesë vjetëve.

Ndonëse themeluesit zotërojnë vetëm 20 për qind të aksioneve të kompanisë ByteDance, ata janë kontrolluesit kryesorë të saj.

Rreth 60 për qind është në pronësi në investitorëve institucionalë, përfshirë kompanitë e mëdha amerikane sikurse General Atlantic, Susquehanna and Sequoia Capital.

Tre prej pesë anëtarëve të bordit janë amerikanë.

Mirëpo, rritja e pushtetit të Pekinit në kompanitë private në vjetët e fundit e shqetëson SHBA-në se sa ka kontroll Partia Komuniste e Kinës mbi ByteDance dhe të dhënat që posedon.

Kina i ka hedhur poshtë këto shqetësime, duke i konsideruar paranojë amerikane.

ndalimi SHBA TiKTok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.