Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA: Mundësia që Irani ta furnizojë Rusinë me raketa, alarmuese

14:44 / September 7, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
640 0 03566b3d3126afe6f1a27a7ff45a4e94
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

SHBA- Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shkaktonte përshkallëzim të fortë të luftës në Ukrainë, thanë Shtetet e Bashkuara të premten, pas raportimeve se Irani dhe Rusia e kanë thelluar bashkëpunimin për transferimin e armëve të tilla. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Shtetet e Bashkuara janë të alarmuara nga këto raportime.

“Çfarëdo transferimi i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Savett.

Reuters raportoi në gusht se Rusia po e pret një dërgesë me qindra raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi, Fath-360. Wall Street Journal raportoi më 6 shtator se raketat me rreze të shkurtra veprimi janë dërguar në Rusi nga Irani.

Vizita në Teheran më 6 gusht e sekretarit të Këshillimit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu – i cili më parë ka qenë ministër i Mbrojtjes i Rusisë – ka nxitur thashethemet se Moska po kërkon të marrë raketa nga Irani. Prej muajve të parë të luftës në Ukrainë, dyshohet se Rusia ka përdorur dronët Shahed dhe Mohajer-6 të prodhuar nga Irani, shumë prej të cilëve janë gjetur pasi u rrëzuan në qytetet dhe fushëbetejat ukrainase.

Irani fillimisht e kishte mohuar se po e armatoste Rusinë, para se të dorëzohej dhe të pranonte se kishte furnizuar “një numër të kufizuar dronësh” në Moskë përpara luftës. Më gjithë dëshmitë e mëdha, Teherani vazhdon të mohojë se dronët e tij po përdoren nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo nuk i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione ndaj Iranit për mbështetjen e Moskës./ REL

rusi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

22:01 / May 24, 2025

Kujdesej për të moshuarën në Greqi, 39-vjeçarja i merr 30 mijë euro

21:41 / May 24, 2025

Sulmet ajrore në Ukrainë, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

21:20 / May 24, 2025

Përmbytjet në Australi shkaktojnë 5 të vdekur

21:00 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.