Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SHBA, nga e shtuna falas testet për COVID-19 që bëhen në shtëpi

13:05 / January 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhe QuickVue ne raftet e farmacive
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke u nisur nga dita e shtunë, kompanitë private të siguracionit shëndetësor duhet të mbulojnë kostot për klientët e tyre për deri në tetë teste në muaj për COVID-19. Administrata e Presidentit Biden e njoftoi ndryshimin të hënën, ndërsa po përpiqet të ulë kostot dhe ta bëjë më të lehtë testimin për virusin, ndërkohë që irritimi është në rritje.

Sipas politikës së re, të bërë të ditur nga agjensia e lajmeve Associated Press, amerikanët do të jenë në gjendje të marrin falas teste shtëpie duke paraqitur të dhënat e siguracionit të tyre, ose do të mund të paraqesin faturat për rimbursim për testet e blera, deri në arritjen e limitit mujor. Një familje prej katër personash p.sh., mund të rimbursohet për deri në 32 teste në muaj. Kostot për testet laboratorike PCR dhe testet e shpejta të porositura nga mjeku do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbuluara nga kompanitë e siguracionit shëndetësor, pa ndonjë limit.

Presidenti Joe Biden u përball me kritika gjatë sezonit të festave për mungesën e testeve të shpejta që mund të bëhen në shtëpi, ndërsa amerikanët udhëtonin për të parë familjarët mes rritjes së rasteve nga varianti më i transmetueshëm Omicron. Tashmë administrata po punon për t’i bërë më të disponueshme testet e shtëpisë për COVID-19, duke rritur furnizimin dhe duke ulur kostot.

3e516939 304c 46ba b520 0112f696bb83 w650 r1 s

Më vonë këtë muaj, qeveria federale do të hapë një faqe interneti për të filluar vënien në dispozicion të 500 milionë testeve për COVID-19 në shtëpi përmes postës. Administrata gjithashtu po rrit vendet e testimit të shpejtë të urgjencës në zonat që përjetojnë rritjet më të mëdha të infektimeve.

Testimi i mbuluar nga siguracioni do të reduktonte në mënyrë dramatike kostot për shumë amerikanë dhe administrata shpreson që duke lehtësuar një pengesë për testimin më të rregullt në shtëpi, mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së virusit, t’i rikthejë fëmijët në shkolla më shpejt dhe t’i ndihmojë njerëzit të mblidhen të sigurtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

11:35 / September 18, 2026

NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës

10:14 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.