Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA nis bombarduesit në Lindjen e Mesme

14:54 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
58772222 2118785071490535 6944570416614604800 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raportet e tensionuara diplomatike dhe ekonomike mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë nxitur palën amerikane të rritë prezencën e vet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, njoftoi se në komandën qendrore veriafrikane është pozicionuar një anije aeroplanmbajtëse dhe një skuadrilje bombarduesish të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment.

“Duam t’i dërgojmë regjimit iranian një mesazh të qartë dhe të palëkundshëm se çdo sulm mbi interesat e SHBA-së ose të aleatëve tanë do të përballet me forcë të papërmbajtshme. SHBA-ja nuk kërkon luftë me regjimin iranian, por jemi gati t’i përgjigjemi çfarëdo sulmi, qoftë i deleguar ose i forcave të rregullta iraniane”, tha Bolton.

Një zyrtar amerikan anonimisht informoi se ushtria iraniane dhe terroristët e Gardës Revolucionare Islamike mund të jenë duke u mobilizuar për të goditur forcat amerikane në rajon.

Lëvizja e fundit e Uashingtonit vjen pak javë pasi presidenti Donald Trump njoftoi izolimin ekonomik të Iranit, përmes kufizimit të eksporteve të naftës.

Ndërkaq, për t’i bërë ballë këtyre sanksioneve, Irani ka njoftuar se do i shesë një pjesë të resurseve të veta hidrokarbure në tregjet jozyrtare.

Raportet mes dy kundërshtarëve janë përkeqësuar veçanërisht pas shkëputjes së njënashme të Amerikës nga traktati historik anti-bërthamor i vitit 2015, nisur nga aktivitetet e dëmshme që Irani mendohet se po ndërmerr në rajon.

SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

“Hamshahri” vendos Trumpin dhe udhëheqësit evropianë në listën e hakmarrjes së Khameneit

17:41 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

Temperatura deri në 42°C dhe net tropikale, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës

17:00 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.