“Shtetet e Bashkuara nuk i përkulen askujt, e lëre më Putinit.”
Kështu ka deklaruar Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë teksa i kërkoi Kongresit të miratonte ligjin e ndihmës për Ukrainën.
“Ne kemi bashkuar NATO-n, nuk mund të largohemi tani”, tha presidenti amerikan, duke iu drejtuar republikanëve.
Biden akuzoi Trump dhe u shpreh se është përkulur para një diktatori.
Për Trump, parimet nuk kanë rëndësi.