Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA padit miliarderin rus Oleg Deripaska për shkelje sanksionesh

23:22 / September 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deripaska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorët amerikanë njoftuan të enjten se kanë ngritur akuza penale ndaj miliarderit rus Oleg Deripaska për shkelje të sanksioneve të vendosura lidhur me sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Pesëdhjetë e katër vjeçari Oleg Deripaska, themelues i gjigantit të aluminit ‘Rusal RUAL.MM’, është mes rreth 20 oligarkëve dhe zyrtarëve rusë që janë përfshirë nga Uashingtoni në listën e zezë prej vitit 2018, si reagim ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e amerikane të vitit 2016.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se Oleg Deripaska ka shkelur sanksionet duke përdorur sistemin financiar amerikan për mirëmbajtjen e tre pronave luksoze si dhe ka punësuar një grua, e cila ka blerë një studio muzikore në Kaliforni, për llogari të tij.

Prokurorët thanë se Oleg Deripaska ka shkelur sanksionet edhe përmes përpjekjeve për të dërguar nga Rusia të dashurën e tij shtatzënë në SHBA mënyrë që lindë fëmijët në territorin amerikan.

“Në vazhdën e sulmit të padrejtë e të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, i premtova popullit amerikan se Departamenti i Drejtësisë do të punonte për të mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet tona dhe kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. “Akuzat e sotme tregojnë se ne po e mbajmë këtë premtim“, shtoi ai.

Erich Ferrari, avokati i miliarderit Deripaska, nuk pranoi të komentojë.

Në padi përfshihen dhe emrat e tre grave, Ekaterina Voronina, Natalia Bardakova dhe Olga Shriki, ndaj të cilave janë ngritur gjithashtu akuza. Prokurorët njoftuan arrestimin e njërës prej tyre, Olga Shrikit, banore e Nju Xhersit. Moska e ka quajtur sulmin në Ukrainë një operacion të posaçëm ushtarak dhe ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Sipas revistës Forbes Oleg Deripaska ka një pasuri në vlerën e 2.8 miliardë dollarëve. Ndaj tij janë vendosur sanksione edhe nga Bashkimi Evropian e Britania. 

oleg deripaska sanksione SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.