Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paralajmëruar bizneset dhe bankat amerikane për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia.
Zv.prokurorja e Përgjithshme tha se do të ishte marrëzi, nëse në këto momente të mos rritet mbrojtja.
“Duke pasur parasysh tensionet shumë të larta që po përjetojmë, kompanitë e çdo madhësie, do të ishte marrëzi të mos përgatiteshin për të rritur mbrojtjen e tyre”, tha Lisa Monaco në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton BBC.
Ky paralajmërim vjen, pasi bankat kryesore të Ukrainës dhe faqet e internetit të qeverisë u sulmuan këtë javë.
Ministria e Mbrojtjes ishte një nga të paktët 10 faqet e internetit të Ukrainës që pushuan së funksionuari, për shkak të sulmeve kibernetike.
Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë kibernetike tha se ky ishte sulmi më i madh kibernetik i këtij lloji në historinë e vendit dhe se “kishte gjurmë të shërbimeve të huaja të inteligjencës”.