Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të kryer manovrat më të mëdha ushtarake që prej Luftës së Ftohtë në Evropë. Në kontinentin plak do të dërgohen në prill 20,000 trupa dhe Uashingtoni tregon kështu angazhimin maksimal ndaj NATO-s.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara kërkon të tregojë forcën, ndërsa kërkon të paralajmërojë Rusinë në rast të ndonjë përsëritjeje si aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. SHBA do të provojnë aftësinë për të transportuar trupat e tyre përtej Atlantikut, në Belgjikë dhe Holandë dhe pastaj për t’i lëvizur me shpejtësi drejt Lindjes përmes Gjermanisë në Poloni dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s.
Pas manovrave, trupat do të kthehen në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht në Balltik ka batalione të NATO-s, e gjithashtu dhe në Poloni për të parandaluar inkursione të mundshme ruse. Synimi tani është që të mbështesë çdo operacion ushtarak.