Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova

19:32 / January 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 shba 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti i Shtetit ka pezulluar shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende në përpjekje për të rrëzuar aplikimet që mund të kthehen në barrë publike. Sipas deklaratës së Departamentit, “përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan.”

Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia.

Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.

Lista e plotë e vendeve, e publikuar nga Fox News, përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjë Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin. 

Në nëntor 2025, udhëzimi i Departamentit të Shtetit i dërguar në posta në të gjithë globin urdhëronte shërbimet konsullore të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të shqyrtimit sipas të ashtuquajturës dispozitë “barrë publike” të ligjit të imigracionit. 

Udhëzimi thotë se vizat mund t’u refuzohen aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët e moshuar ose mbipeshë mund të refuzoheshin, së bashku me ata që kishin përdorur në të kaluarën ndihmë financiare qeveritare ose institucionalizim.

image 12

75 vende Emigrantet pezullon SHBA vizat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.