Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA/ Publikohen pamjet e vrasjes së një afrikano-amerikani nga policia

23:47 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti i Akronit në shtetin qendror amerikan të Ohajos, po përgatitet për reagime të reja nga banorët pas publikimit të pamjeve të kamerave të instaluara në trupat e policisë që tregojnë vrasjen e një të riu afrikano-amerikan javën e kaluar.

Protestuesit marshuan nëpër Akron të shtunën duke kërkuar drejtësi për afrikano-amerikanin 25 vjeçar Jayland Walker, për të cilin policia tha fillimisht se ishte ndaluar për një shkelje të rregullave të trafikut.

“Kemi problem me hipokrizinë e treguar për këtë çështje. Nëse kjo do t’i ndodhte të gjithëve në komunitetin tonë, ne nuk do të reagonim. Por kjo nuk u ndodh të gjithëve. Kryeqyteti i vendit u sulmua dhe gjatë incidentit ishte shkrepur vetëm një plumb. Ata u përpoqën të rrëzonin qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe u përdor vetëm një plumb. Ndaj këtij individi u qëllua mbi 90 herë. Kjo është e gabuar dhe e padrejtë”, thotë protestuesi Hamza Khabir.

Policia e ndoqi afrikano-amerikanin Walker për një kohë të shkurtër në makinën e tij dhe më pas ai doli nga makina e tij dhe u largua me vrap. Sipas njoftimeve, ai është qëlluar të paktën 60 herë nga policia.

“Ai ishte ndoshta një nga njerëzit më pozitivë që kam takuar ndonjëherë. Pra, kur e dëgjova për herë të parë lajmin mendova se ishte bërë ndonjë gabim. Mendova se kishin qëlluar dikë tjetër. Por, jam i trishtuar që tani nuk mund të flas më me të”, thotë protestuesi James Crawl.

Shefi i Policisë së qytetit të Akronit tha të dielën se afrikano-amerikani Jayland Walker kishte hapur zjarr ndaj policisë para se policia t’i afrohej makinës së tij. Kjo është një nga rastet më të fundit të vrasjes së një afrikano-amerikani nga oficerët e policisë.

Vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në Mineapolis në vitin 2020, i cili vuri gjurin në qafën e George Floyd për disa minuta, shkaktoi protesta globale.

afrikano-amerikan SHBA Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.