Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA: Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore

19:14 / November 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a88fa434 4da4 420f 8f7e fa12b6e1e996 w1023 r1 s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave në Kairo, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit më 28 nëntor, teksa asnjëra palë nuk dha arsye për shtyrjen e bisedimeve.

Zyrtarët nga të dyja shtetet ishin paraparë të takoheshin në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar për rinisjen e inspektimeve nën traktatin New START, që ka për qëllim reduktimin e armëve bërthamore. Bisedimet ishin pezulluar në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

“Pala ruse ka informuar SHBA-në se Rusia në mënyrë të njëanshme ka shtyrë takimin dhe ka thënë se do të propozojë data të reja për mbajtjen e takimit”, u tha në deklaratën e një zëdhënësi të DASH-it. DASH nuk ka dhënë informacione të tjera, por tha se Uashingtoni “është i gatshëm të caktojë datën e re sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që rinisja e inspektimeve është prioritet për ruajtjen e traktatit si instrument të stabilitetit”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se bisedimet janë shtyrë.

Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, kishte ulur shpresat se në bisedimet me SHBA-në do të mund të arrihej ndonjë përparim. Megjithatë, bisedimet mes dy shteteve ishin parë si shenjë se të dyja palët duan të mbajnë dialogun edhe pse raportet mes tyre janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë./ Rel

armëve bërthamore Rusia SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.