Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SHBA, testi për koronavirusin që nxjerr rezultatin për 45 minuta

23:50 / March 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Covid analiza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta.

Të premten vonë, FDA dha një autorizim urgjent për Cepheid, një kompani amerikane që prodhon testet e shpejtë të koronavirusit.

Rezultatet nga testet aktuale mund të duan ditë të tëra, pasi ato duhet të dërgohen në laboratorë, ndryshe nga testet e zhvilluara nga kompania Cepheid, me seli në Kaliforni.

Testet fillimisht do të përdoren kryesisht nga spitalet dhe departamentet e urgjencës, dhe më pas ato do të bëhen të disponueshme në “ambientet e kujdesit për pacientët”, siç janë zyrat e mjekëve.

Kompania planifikon të fillojë shitjen e testeve në fund të marsit.

Ndërkohë të shtunën guvernatori i Nju Jorkut njoftoi se shteti do të nisë menjeherë të testojë një ilaç që përdoret për kurimin e malaries kombinuar me një antibiotik që sipas ekspertëve francezë ka ofruar të dhëna premtuese në trajtimin e COVID-19.

“Ekziston një teori që ku trajtim mund të jetë i dobishëm”, u tha Guvernatori Andreë Cuomo gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Ai tha gjithashtu se ka njerëz që ndodhen gjendje të rëndë dhe se zyrtarët e shëndetit publik ishin të gatshëm të provonin këtë trajtimin tek ata pacientë. Administrata amerikane për Ushqimin e Barnat ka nisur drejt Nju Jorkut 10 mijë doza me ilaçin e njohur si hidroksilklorina, që përdorët për kurimin e malaries si dhe antibiotikun “Zithromax”.

45 minuta rezultatin SHBA testi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.