Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
Ky është mesazhi që përcjell Departamenti Amerikan i Shtetit pas bisedimeve të fundit në Bruksel, që u mbyllën më pajtim për planin europian për normalizimin e marrëdhënieve, por pa dakordësi për zbatimin e tij.
“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet ende punë e vështirë. Marrëveshja mbi planin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së.
Përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, shumetnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, deklaroi zëdhënësi i DASH, Ned Price.
