Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA: Vdekja e udhëheqësit të Hamasit, mundësi për “zgjidhje politike”

20:25 / October 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja e udhëheqësit të Hamasit, Jahja Sinwar hap mundësinë për “zgjidhje politike” ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Shtëpia e Bardhë, Patsy Widakuswara, Presidenti Biden e bëri këtë deklaratë pak pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Sinëarin, ideatorin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, i cili ishte edhe shënjestra e fushatës njëvjepçare hakmarrëse të Izraelit në Gazë. Hamasi e konfirmoi vrasjen e udhëheqësit të tij duke e quajtur martir, ndërsa Hezbollahu, grupi tjetër militant i mbështetur nga Irani, u zotua sot se lufta kundër ofensivës izraelite në Liban po hynë në një fazë të re.

Udhëheqësi kryesor i Hamasit në Gazë, Jahja Sinwar me vite ndërtoi kapacitetet ushtarake të grupit militant. Që kur Hamasi, të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka shpallur organizatë terroriste, sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, Sinwari fshihej në tunelet nëntokësore të Gazës. Të enjten, Izraeli njoftoi se e kishte vrarë Sinwarin gjatë një operacioni në pjesën jugore të Gazës. Zyrtaret izraelitë publikuan një video-regjistrim, për të cilin thonë se tregon momentet e tij të fundit.

Kam një porosi të thjeshtë për banorët e Gazës: Kjo luftë mund të përfundojë që nesër, nëse Hamasi dorëzon armët dhe kthen pengjet”, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ishte rrugës për në Gjermani kur u publikua lajmi. Ai i telefonoi kryeministrit Netanyahu për ta përgëzuar për vrasjen e Sinwarit.

“Tani është koha për të për bërë hapa përpara drejt armëpushimit në Gazë. Duhet të shkojmë drejt një qëndrimi nga i cila mund të përmirësojmë situatën për tërë botën”, deklaroi presidenti Biden.

Fushata ushtarake e Izraelit ka vënë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit, por gjithashtu ka vrarë dhjetëra mijëra civilë palestinezë.

Thirrjes e Presidentit Biden për t’i dhënë fund luftës i bëri jehonë edhe Nënpresidentja Kamala Harris.

“Duhet të përfundojë në atë formë që Izraeli të jetë i sigurtë, që pengjet të lirohen, që vuajtjeve në Gazë t’u vijë fundi dhe që palestinezët të jetësojnë të drejtat e tyre për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha ajo.

Familjet e pengjeve izraelite që ende po mbahen nga Hamasi thanë se vrasja e Sinwarit e bën më urgjente nevojën e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi.

“Jeta e tyre është tani më në rrezik se kurrë. I bëjmë thirrje qeverisë izraelite dhe administratës amerikane që të veprojnë me shpejtësi dhe të bëjnë çfarëdo që duhet për arritjen e një marrëveshjeje me pengmarrësit”, deklaroi Orna Neutra, nëna e pengut izraelito-amerikan Omer Neutra.

Por përkundër trysnisë së shtuar ndaj qeverisë së kryeministrit Netanyahu, përfundimi i luftës në Gazë mund të mos jetë qëllimi kryesor i Izraelit aktualisht.

“Përqëndrimi i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara tani është në Liban, ngaqë aktualisht është hapur mundësia për ta dobësuar shumë Hezbollahun. Këtë e dëshirojnë të gjithë aleatët e Shteteve të Bashkuara në rajon – Arabia Saudite, Egjipti dhe të tjerët”, thotë analisti politik Jonathan Rynhold nga Universiteti Bar-Ilan.

Të lodhur nga fushata njëvjeçare ushtarake e Izraelit, banorët e Gazës parashikojnë që vdekja e Sinwarit nuk do t’i jap fund luftës.

Ndërkohë që Izraeli vazhdon të përndjekë militantët e Hamasit, ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 1.8 milionë njerëz, të cilët përbëjnë gati 90 për qind të popullsisë së Gazës, po përballen me uri.

Administrata e Presidentit Biden paralajmëroi këtë javë se mund t’i ndërpresë ndihmat ushtarake amerikane nëse Izraeli nuk u jep përgjigje nevojave humanitare në Gazë.

hamasit SHBA vDEKJA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.