Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shefa që s’dinë të qepin 2 palë letra”, Anila Hoxha del me deklaratën ‘bombë’: A është baza e policisë problemi?

16:07 / June 28, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60d9d4504f478
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha ka dalë me një analizë të hollë pas ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë.

Komenti i plotë:

Policia “nën ndreqje”… Ta themi që në fillim, deklarata e kryeministrit që njoftoi se thirri drejtuesit e policise për të përshpejtuar ristrukturimin në këto struktura, pati efekt qetësues tek shumica ndër ne, që të dielën u shfaqën të shqetësuar për masakren e 4-fishtë dhe rendin në tërësi. Por ajo çka diskutohet lidhet me vleresimin e bazës në polici sipas kontributit në zbulimin e krimeve.

Një farë note që do jepet nga shefat për agjentin, inspektorin, punëtorin e policise, ndonëse ai shefi në vetvete është ngjitur pa shumë mund e punë e kontribut. Megjithatë , të jemi optimistë se do të jetë një motivim inkurajues.

Por a eshte ky problemi kryesor me policine tonë? A është baza problemi? Prej vitesh , policët e shtetit jane te dekurajuar mbasi nuk po respektohet ligji i Policisë. Baza është nën trysninë pikë për pike të ngjitjes në karriere bazuar në ligj dhe kriteret e tij.

Të tjerët, katapultohen me një truk preferencial, duke i komanduar në detyrë provizore si shefa e masandaj duke ju dhënë gradën, ose me vendim gjykate ose sipas masës së karriges. Sistemi i ngjitjes në karriere ka rënë, jo nga mungesa e ligjit, por nga ajo që ministrat e Brendshem aplikojnë sa herë vijne dhe nën bindjen e drejtorëve të përgjithshem.

Në kohen e Saimir Tahirit , disa drejtorë e shefa komisariatesh , rendi e krimesh u graduan nga gjykatat administrative si drejtues dhe komisare. Me ligjin e policise ata nuk duhet të merrnin detyra drejtuese. Njesoj dhe me te tjerët. Ministri tjetër , Sander Lleshaj avancoi, bëri komisarë e kryekomisare me gjashtë muaj polici, nga ata të talentuarit në fusha të tjera, por që nuk e provuan asnje ditë çdo të thote të jesh polic, të njohësh zonen ku patrullon, të krijosh rrjetit tënd të informatorëve, te njohesh krimin e pasandaj ta luftosh atë.

Ata u bënë shefa sektoresh, s’dine të qepin dy letra dhe janë aty, gati për t’u promovuar nga ministri i radhes. Nderkohe keta hartojne e perpilojne plane e urdherojne atë policin disavjeçar se si ai ta kapë kriminelin, si të infiltrohet, si të mbajë pistoletën, si ta veshë atë uniformën e kartonit qe cdo drejtor i pergjithshem deshtoi ta beje të duket e dinjotozshme . Jo e vjedhur tenderash.

Pastaj këta gjeni, që moren gradat e pamerituara shpërndahen nëpër drejtori. Dhe natyrisht ata do binden, do heshtin, s’do dijnë ta bëjnë detyrën e ndonjëherë s’do duan. Sepse kane mbi supe arritje të pamerituara.

Dhe vijmë tek krimi. Një agjent krimesh , specialist zone disavjeçare që ka ngecur në këtë pellgun e mos motivimit i shkarkohet gjithë paaftësia e padashja për detyrën dhe punën. Edhe ngarkesa. Edhe fatura!

Dhe vijmë tek komuniteti. Asnjë agjent, asnjë spz , asnjëri nga talentet e drejtimit nuk e di , nuk ja thote dhe nuk ka besim qytetari t’ja thotë: Shumë gra në periferi të Tiranes dhe jo vetëm udhëtojnë me furgonë çdo mengjes dhe kthehen në darke. Ato punojnë një punë që e quajnë: puna me jeshile !

Dhe vijmë tek hashashi. Misionet e italianeve raportuan gjatë dy javëve të fundit për parcelat me hashash, në Krujë e malet e Shkodrës koordinatat u raportuan. Kur italianët u kthyen me avione sërish, parcelat gjelbëronin.

Ishin aty. Jo pa qëllim kam shkruar gjatë një javë kërkesat për të parë videot e këtyre aksioneve që në fakt u mbyllën me deshtim, mbasi kur forcat mbërritën , sdihet se si disa prej tyre u dogjen e gjurmet u fshine. Çfarë lloj krimi eshte ky?

Mund të shkruaj për secilin sektor me detaje, por meqënese policia është “nën ndreqje” , s’dua ti ndërpres punimet!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.