Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shefi i BioNTech: Pse nuk nevojiten ende vaksina të reja

10:28 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pfizer 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtari turko-gjerman Ugur Sahin, CEO i kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, e cila, së bashku me Pfizer-in amerikan zhvilluan vaksinën e parë me teknologjinë e m-ARN-së, parashikon që virusi të pësojë mutacione të tjera në të ardhmen.

Sipas tij, këto mutacione të reja, do t’i krijojnë mundësinë virusit që të anashkalojë vaksinat aktuale dhe për këtë arsye, shton ai,  ato do të duhet të rinovohen nga mesi i vitit 2022.

Në një intervistë për Financial Times, Sahin tha se këtë vit krijimi i një vaksine tjetër është krejtësisht e panevojshme.

“Por nga mesi i vitit të ardhshëm do të jetë një situatë tjetër,” parashikoi ai.

Sahin vuri në dukje se variantet aktuale të virusit, veçanërisht Delta, janë më ngjitëse, por jo aq të ndryshme sa të minojnë efektivitetin e vaksinave aktuale.

Siç tha ai, dozat përforcuese duket se e kanë aftësinë për të trajtuar llojet ekzistuese të koronavirusit.

Megjithatë, shtoi ai, virusi do të zhvillojë mutacione që mund t’i shpëtojnë përgjigjes imune të trupit ndaj vaksinave ekzistuese, duke bërë që të lindë nevoja për një version të modifikuar të vaksinës.

“Ky virus do të qëndrojë dhe do të përshtatet më tej. Ne nuk kemi asnjë arsye të supozojmë se brezi i ardhshëm i virusit do të jetë më i lehtë për t’u trajtuar nga sistemi imunitar sesa brezi aktual. Ky është një evolucion i vazhdueshëm dhe ky evolucion sapo ka filluar,” tha Sahin.

Ai parashikoi se në vitin 2022 do të ketë dy tendenca kryesore në programet e vaksinimit: doza përforcuese për njerëzit e vaksinuar dhe presion i vazhdueshëm për të vaksinuar të pavaksinuarit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Rita Ora në telashe? Kompania mbyllet, ish-menaxherja e padit

21:40 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Trump kërcënon Iranin pas incidentit në FlyDubai: Nëse është i përfshirë, do ta godasim shumë fort

09:43 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.