Shefi i Njësisë së Hetimit Kibernetik, Hergis Jica, ka treguar sot se ankesat e qytetarëve për vjedhjen e të dhënave nga telefoni i tyre sa vijnë dhe shtohen.
Jica u shpreh se qytetarët denoncojnë në momentin kur ndihen të cënuar.
Shefi i Njësisë së Hetimit Kibernetik më tej tha se policia mundohet të sensibilizojë qytetarët që të zbatojnë rregullat e sigurisë dhe tha se nuk është shumë e thjeshtë për të vjedhur të dhënar.
“Ideja qëndron që qytetarët gjithmonë ankohen në momentin ndihen të cenueshëm, në atë moment vijnë dhe bëjnë kallëzim. Çdo gjë është komplekse dhe nuk mund të themi që ky është problemi dhe të gjejmë direkt zgjidhje. Ne mundohemi që të sensibilizojmë njerëzit që të zbatojnë rregullat e sigurisë. Por unë dua të them se nuk është shumë e thjeshtë për të vjedhur të dhënat dhe pajisjeve”, u shpreh Hergis Jica.
