Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefi SHISH-it raporton në Kuvend: Vendet jo miqësore me Shqipërinë përdorin aktivitetet klasike për të realizuar qëllimet e tyre

16:10 / April 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shefi i Sherbimit Informativ Shteteror Helidon Bendo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, raportoi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit gjatë vitit 2021.

Në raportimin e tij, Drejtori Bendo theksoi se, referuar Strategjisë së Zhvillimit 2020- 2023 dhe Strategjisë së Burimeve Njerëzore 2020-2023, SHISH ka realizuar procesin e rekrutimit të kandidatëve të rinj, duke përzgjedhur e diplomuar punonjës të rinj, me shkollim shumë të mirë, që ndoqën me sukses edhe kursin bazë të përgatitjes profesionale të linjës informativo-operative.

Drejtori Bendo nënvizoi se, “SHISH ka përmbushur detyrat ligjore, ka vijuar me konsolidimin e strukturës së re, ka rritur dinamizmin dhe cilësinë e informimit për autoritetet e larta shtetërore dhe ka rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë ligjzbatuese në nivel qendror e vendor për kundërvënie konkrete e domethënëse.

Gjithashtu ka vijuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me shërbimet partnere, sipas niveleve dhe fushave të miratuara”. Bendo theksoi se, Shërbimi i kundërvihet veprimtarisë dhe aktiviteteve informative, të drejtuara nga shërbime informative e të sigurisë të shteteve jo-mike, kundër interesave të Shqipërisë e NATO-s.

Ndër të tjera , në fjalën e tij, Drejtori i SHISH-it theksoi: “Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo[1]konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”.

Lidhur me situatën në rajon gjatë vitit 2021, drejtori i SHISH-it nënvizoi: “Situata në rajon është karakterizuar nga zhvillime të brendshme politike të brishta, të cilat kanë sjellë paqëndrueshmëri qeverisëse në disa shtete. mosmarrëveshjet ndërshtetërore po shfrytëzohen nga vendet e treta për të mbajtur situatën në rajon të destabilizuar, me qëllim pengimin apo shtyrjen në kohë të proceseve integruese në be e nato të vendeve të caktuara të rajonit”.

Drejtori i SHISH-it, z. Helidon Bendo, nënvizoi se, në vizionin e Shërbimit për të ardhmen, fokusi ka qenë dhe do të jetë forcimi i kapaciteteve operacionale dhe kibernetike, për kundërvënien ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme që kërcënojnë sigurinë kombëtare. Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimeve kibernetike është kryer duke ndjekur në dinamikë situata mbi kërcënime ndaj infrastrukturave publike dhe private të RSH, duke arritur të identifikojë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit.

Në raportimin para Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Drejtori i SHISH-it, z. Helidon Bendo, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me SPAK, PP, prokuroritë e rretheve, Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.