Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefja e BE-së i kërkon Kurtit zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe uljen e tensioneve

21:12 / August 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3976F90B 8AB8 45CD 8499 D86871C0DDEF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha të hënën se bisedoi me kryeministrin të Kosovës, Albin Kurti, rreth nevojës për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Dy zyrtarët u takuan në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili është nikoqir i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) më 21 gusht, për një diskutim joformal rreth zgjerimit të BE-së dhe të ardhmes evropiane për rajonin.

Von der Leyen tha në X, rrjetin social e njohur si Twitter më parë, se me Kurtin foli edhe për nevojën për t’u “riangazhimuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, duke shtuar se “është jetësore kapërcimi i pengesave në rajon dhe sjellja e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së.”

Kurti, ndërkohë, shkroi në X se në takim me shefen e KE-së theksoi “rëndësinë për zbatimin e plotë pa kushte të Marrëveshjes Bazike.”

“Ishte kënaqësi ta takoja presidenten e Komisionit Evropian, në Athinë. Ne biseduam për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe planin e BE-së për rritje për WB6 (Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor), si dhe dialogun”, shtoi ai.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – u futën në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Popullata serbe, e cila i bojkotoi zgjedhjet nga të cilat dolën këta kryetarë, e ka kundërshtuar veprimin e tyre dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave komunale.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha më 21 gusht se procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës do të determinohet gjatë ditëve në vijim.

Ai nuk dha detaje lidhur me punën e bërë deri më tani nga grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave pasi që tha se udhëzimi administrativ do të jetë gati në fund të muajit.

“Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra”, tha Krasniqi për media pas përurimit të punimeve për zgjerimin e një rruge në Gjakovë të hënën.

Krasniqi tha se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune./Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026

Zjarret në vend/ 4 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca dhe 3 helikopterë në terren

09:59 / September 1, 2026

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.