Kryeminitri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra një ditë më parë nga ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook, theksonte se Shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar, Vlora Hyseni ka udhëtuar drejt Beogradit, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosvës.
I pyetur në lidhje me këto akuza në emisionin “Opinion”, Rama tha se kjo është si të hedhë një budalla një gur në lumë, duke hedhur kategorikisht poshtë deklarata e ish-kreminsitrit.
Sipas Ramës Berisha mendon se mund të përfitojë nga situata në Kosovë.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Shefja e Shrbimit Sekret Shqiptar a ndodhet në Beograd, dhe a ka qenë për një mision të gjatë në Beograd, është e vërtetë apo jo?
Rama: Hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. në këtë rast budallai është edhe i ligë, hedh një gur në lumë se do dhe ai të përfitojë nga kjo situatë sipas mendjes së tij dhë ne emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua, ky është dhe qëllimi i budallait.
Fevziu: A është e vërteë apo jo?
Rama: Sigurisht që jo.
Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha akuzoi shefen e SHISH se ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të fhshetë, në një moment që situata ëhstë mjaft kritike.