Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shehi: Fatkeqësisht Berisha gaboi! Bëri koalicion me Metën pa zgjidhur problemet e PD më parë

17:19 / November 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashamir Shehi thotë se për zgjedhjet vendore duhet një formulë gjithëpërfshirëse. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, kreu i LZHK-së tha se primaret nuk japin mundësinë e bashkimit të opozitës.

“Zgjedhjet e 6 marsit ishin një katastrofë për opozitën. Duke hequr Shkodrën që prodhoi një kryetar bashkie pozitiv, të tjerat u humbën. Më 6 mars fitoi Edi Rama dhe unë nuk dua që kjo të përsëritet më 14 maj, unë dhe të tjerët që jemi në opozitë.

Kam dashur të gjejmë një formulë tjetër që është më e ajrosur, që i përfshin të gjitha palët. Jemi në fillim të kësaj pune. Uroj që të mbërrijmë një lloj marrëveshje me një njeri dinjitoz. Unë uroj që këta muaj të rishikohen dhe të mbërrijmë në një lloj bashkimi opozitar”, nënvizoi ai.

Shehi kritikoi edhe aleancën e nënshkruar pak ditë më parë mes PD-së së Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës. Sipas Shehit, një hap i tillë duhej bërë pas ribashkimit të partisë.

“Fatkeqësisht zoti Berisha e bëri një gabim. Para se të mbyllë temat e brendshme, shkoi e bëri aleancë me Metën. Duhej të mbylleshin njëherë çështjet brenda PD. Unë prapë jam optimist nga natyra. Nuk kam ndërmend të tërhiqem nga teza ime”, shtoi Shehi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.