Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehi kundër PS dhe PD: Po përçani emigrantët

14:12 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
139
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i bën thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë në diasporë, për votën e emigrantëve. Për të kjo fushatë veçse është shumë e kushtueshme, po i përçan emigrantët shqiptarë dhe po përcjell tek ata frymën e politikës shqiptare.

”Tani ne po nisemi cep e më cep botës për të kërkuar një grusht votash, duke çuar atje mentalitetin tonë. Edhe po bëjmë një gabim të madh, sepse ata zotërinjtë që ishin vëllezër dhe ndihmonin njëri tjetrin në atë komunitetin e vet, në datën 12 nuk do i mjaftojë më një kafe, por do të jenë 2 kafe.

Ne kërkojmë që me votën e diasporës të zgjerojmë dimensionin e lirisë dhe demokracisë që na mungon këtu, ndërsa ju po doni një zgjatim të realitetit të trishtueshëm shqiptar. Le që po harxhoni para kot njëherë. Se po t’i kishit harxhuar këtu do u binte më e lirë vota, sepse tani u bë më e shtrenjtë. Prandaj unë ju sugjeroj që kjo fushatë të ndalet. Ligjit për emigracionin mjafton t’u shtohet ajo që ata nuk do të paguajnë gjë si herën e parë dhe është shumë ok”,-tha Shehi.

Sipas Shehit, ky ligj u bë për të zgjeruar hapësirën e lirisë dhe demokracisë që i mungonte vendit tonë dhe jo për të zgjatur realitetin e trishtë shqiptar. ”Unë jam ai që kam nxitur për ligjin për votën e diasporës dhe jam shumë i lumtur që po vjen dita të votojnë vëllezërit, motrat, nipërit, mbesat që kemi nëpër botë.

Mirëpo kjo fushatë që keni filluar nga të dyja palët, me mitingje jashtë, nuk po bëni gjë tjetër veçse po transferoni këtë klimën e keqe politike atje. Ligji u bë që këta njerëz të votojnë të lirë, sepse nuk janë nën presionin e administratës, nuk janë nën dhunën e qeverisë e të krimit, nuk është biznesi i tyre në dhunën e inspektorëve, etj. Dhe në fund fare jetojnë një realitet më liberal dhe më demokratik se ai i Shqipërisë”.

Dashamir Shehi Diaspora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.