Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shehi nuk bazohet në statistika, për të derbi vendoset nga detajet

11:20 / March 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto sHEHI1620814668
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në prag derbi, Orges Shehi nuk ndryshon. Ruan sërish qetësinë dhe qëndron me këmbë në tokë. Për teknikun kavajas nuk është e vlefshme të studiohen statistikat për të bërë llogaritë në një derbi të tillë, pasi ai vendoset vetëm nga detajet, thotë Shehi. Ai dhe gjithë ekipi janë totalisht të përqëndruar dhe të motivuar për këtë ndeshje. Më tej, Shehi deklaron:

“Vetëm para dy ditësh luajtëm me Teutën dhe koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur një ndeshjen, por mendoj që nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Besoj se këto pak ditë që kemi do mundohemi që të përqendrohemi dhe të shpjegojmë atë që do bëjmë në fushë. Kalendari i tillë është.”

Afrimet e Partizanit

“Mendoj që pavarësisht se çfarë lojtarësh Partizani afron, gjithmonë është një skuadër me lojtar cilësorë. Mendoj që është e njëjta, por cilësia nuk ndryshon si e fazës së parë dhe e fazës së dytë. Derbi është derbi dhe pozicionet nuk kanë rëndësi. Unë mendoj që është një ndeshje që mund të vendoset nga episodet edhe si të tillë duhet ta vlerësojmë dhe interpretojmë.”

Tabela e klasifikimit

“Renditja nuk ka rëndësi, çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Na presin dhe shumë javë dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe objektivat janë shumë të qarta.”

Gjendja e Ismailgecit

“Ai vazhdon fazën e rehabilitimit pasi ndenji një periudhë jashtë. Është pjesë ë skuadrës dhe do të shohim nesër pastaj se çfarë lojtarësh do të hedhim në fushë. E rëndësishme është që është pranë skuadrës dhe stërvitet dhe forma e tij sa vjen e përmirësohet”

Asnjë skuadër prej 15 vitesh nuk e ka fituar tre herë rresht një derbi në një fazë. Do ta barazoni?

“Unë mendoj që kemi bërë mirë, dy derbi i kemi fituar jo vetëm me Partizanin, por dhe me Dinamon. Kemi marrë atë që kemi dashur, e rëndësishme është që të kemi vazhdimësi pastaj statistikat janë bërë për tu thyer.”

Dyshja e sulmit Xhixha-Seferi

“Unë mendoj që kemi skuadër të kompletuar, individët janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Jemi të kënaqur me atë që ata japin. Janë afër portës dhe shënojnë, pro dhe pjesa tjetër po shfaqet shumë mirë. Ne jemi të ndërgjegjshëm kur ndërtuam skuadrën me kujdes, në bazë të elementëve dhe jemi të kënaqur me atë që lojtarët japin në fushë.”

Fitorja e Partizanit 5-0

“Rrezikshmëria në derbi është edhe kur kundërshtari vjen nga një performancë jo e mirë. Nga ne kërkohet vlerësimi maksimal, jemi në një kampionat që po shohim rezultate të çuditshme. Mendoj që rezultati i një jave më parë si për ne dhe për kundërshtarin, nuk vlen. Vlen vetëm performanca e nesërme.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.