Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehi propozon: Votim elektronik, të lejohen emigrantët! Ia vlen të harxhohen ca para për demokracinë

12:43 / February 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamir shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot punimet online ndërsa në rend të ditës ishin dëgjesat me krerët e partive politike në vend. Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, paraqiti katër kërkesa.

”Nuk kam entuziazëm se ju si komision do i hyni kaq thellë. Qytetarët shqiptarë duhet që të kenë një të drejtë proporcionale. Ne jemi për proporcional kombëtar, do i jepte sens zgjedhjeve. Do bënte ndryshim rrënjësor. Të bëhen për 3-4 zona elektorake që të mos ketë nevojë për ndryshime kushtetuese. Ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla.

2-Listat të hapen deri në fund, e të hiqet herësi.

3-Votimi të bëhet elektronikë. Po u bë në Tiranë e në 2- 3 qytete të mëdhaja, në zgjedhjet e tjera do të bëhet në të gjithë Shqipërinë. Por duhet të ketë kurajo ta bëjmë, përtej Kostos. Këtu ka shkuar para publike sat ë duash. Ia vlen për demokracinë të harxhohen ca para. Nëse duhet një kontroll më I madh, mjafton që 2- 3% e votave të numërohen edhe në mënyrë fizike që të certifikohet dhe ai elektronik. Të bëhet votimi me elektronikë që të hiqet një herë dorë nga zullumnaja e komisionerëve që përkundër kësaj duan punë a shpërblim. Ne po flasim për modernizim, të administratës publike, po luajnë miliona me elektronikën, e kur vjen puna për votën qenka e dyshimtë. Më duket justifikim koti. Jam për votim elektronik.

4-Jam për të votuar emigrantët.

Sistemi duhet të ketë kurajon të hyjë në këtë rrugë. Unë them se mund të votohet me postë, postë elektronike, por dhe me postë me letër. Pse ne nuk paskemi kurajo. Të bëhet një komision qëndror që ti çertifikojë. Herën parë do të votojnë 70 mijë, por herën e dytë do të votojnë më shumë. Tia japim mundësinë shqiptarëve, sepse emigrancioni është një dallgë që nuk ndalon. Nuk them se do të jetë perfekt herën e parë por më pas do të përmirësohet”.

Dashamir Shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.