Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi teksa komenton zhvillimet politike, thotë se opozita do të bashkohet në një grupim politik pa Sali Berishën dhe Ilir Metën, tani që opozita është pa lidera, pasi këta të fundit janë në hetim nga drejtësia.
”Ne kemi sot dy opozita, një që është përqark Berishës dhe një tjetër që besoj se në popull është më e madhja. Ky grupi tjetër do ta bëjë realisht ndryshimin gjatë procesit zgjedhor dhe do t’i jap shpresë qytetarëve opozitar që e kanë treguar me numra se janë aty edhe në kohë të vështira të opozitës. Mua do më pëlqente që opozita të kishte lidership tjetër që të mos kishte këto probleme, por ky është realiteti. Por ne që nuk identifikohemi me këtë grup, do të afrojmë një grup tjetër politik, që do marrim me qindra mijëra vota”, tha ai.
Nga ana tjetër, lidhur me akuzat e PL dhe PD, të cilat e quajnë SPAK një organizatë kriminale, ai tha se nuk është dakord me këto akuza. Shehi theksoi se SPAK po bënë punën e vet. Shehi tha se është kundër mosbindjes civile që paralajmëron opozita. Sipas tij, lufta duhet bërë në Kuvend.
”Nuk e shoh këtë mosbindjen civile, unë kam qenë pjesë e protestave të PD dhe do të shkojmë dhe tek këto të tjera, por kjo mosbindja civile duke premtuar gjëra të mëdha dhe më pas nuk realizohen, mendojë se i dekurajonë njerëzitë. Unë jam për të hyrë në Kuvend, atje duhet bërë ‘lufta’, por po thuhet po është mosbindje civile pa pasur mosbindje, dhe jo vetëm që gënjejnë veten por edhe qytetarët”,– tha ai për ”Report Tv”.