Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Shehu ka harruar mjekësinë’, shefja e ISHP-së debat me ish-deputetin: Vaksinat nuk janë Pfizer, kanë ardhur me pasagjerë nga…

21:56 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bino tritan shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD, Tritan Shehu, ka pasur një debat sot në “Open” me shefen e ISHP-së, Silva Bino lidhur me vaksinat anti-covid, duke marrë shkas dhe nga rasti i Piperos që rezultoi pozitiv edhe pas vaksinimit.

Shehu ka thënë se vaksinat nuk janë efektive pasi janë keqruajtur dhe kjo ka ndikuar në efektivitetin e tyre. Ai është shprehur se vaksinat kanë ardhur kontrabandë me pasagjerë nga Rinasi.

Bino: Tritani më duket ka harruar mjekësinë. Ne kemi bërë prova, sepse Pfizer kur dërgon vaksinën bën prova, dhe ne i kemi kaluar provat, si kalon në doganë, me ato spiunët se si ruhet dhe i kemi kthyer përgjigje Pfizerit. Sepse do të vinë dhe doza të tjera, dhe nuk mundet të mos respektojmë kushtet. Kushtet e ruajtjes së saj janë shumë të rëndësishme në lidhje me efektivitetin.

Vasili: Doktor Shehu tha nuk pati efektivitet për shkak të keq-ruajtjes së saj.

Bino: E thashë dhe më parë që mund të infektohesh në ditët e para sepse nuk krijohen antitrupat.

Shehu: Së pari Silva më ka dëgjuar gabim, nuk përmenda efekte anësore. Më lë të mbaroj se do më detyrosh të mërzitem. Unë thashë që bie në dyshim efektiviteti i vaksinës për shkak të ruajtes së saj apo dhe nga mënyra e përdorimit.

Vasili: Ta pyesim Binon a ka ndodhur kjo?

Shehu: Po ua them unë që nuk janë bërë.

Vasili: Doktoresha thotë është bërë.

Shehu: Jo jnuk e kanë bërë, se nuk kanë certifikatë origjine.

Bino: Unë flas në emër të Agjencisë Kombëtare të Barnave, në emër të ISHP, dhe them që vaksina ka ardhur e rregullt, pasi nuk dërgohet vaksina pa procedurat e sakta. Sepse malli vjen me akull të thatë dhe transportohet me akull të thatë.

Shehu: Si mundet një dokument të vijë dorazi?

Bino: Ka ardhur nga dogana…

Shehu: Po ka kalaur dorazi, kështu ka thënë dogana. Silva ka parë kutinë, akullin, por nuk ka parë dokumentin. Këtë vaksinë nuk e ka dërguar Pfizer, qesh sa të duash, nuk e ka dërguar Pfizer sepse nuk dërgon asnjë shishe pa certifikatë. Thanë që na e kanë dërguar një shtet i BE, por asnjë shtet i BE nuk i doli për zot. Materialet kanë aardhur nga një vend, dhe vaksinat nga një vend tjetër. Malli ka klauar dorazi nga Rinasi kur kanë ardhur pasagjerët. Andej kanë ardhur kontrabandë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.