Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehu: Nuk ka asnjë rast vetëvrasje nga spitalet COVID në Europë! Agjencia italiane: 71 raste nga marsi (VIDEO)

22:06 / November 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që janë regjistruar vetëvrasjet e pacientëve me COVID nga spitalet, mjeku Tritan Shehu shprehet se kjo është një situatë alarmante. I ftuar në emisionin Repolitix, ai deklaroi se në asnjë vend të Europës nuk ka pasur raste të vetëvrasjeve nga spitalet COVID duke hedhur poshtë dhe deklaratën e Ramës se në Itali janë regjistruar 71 raste.

“Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të ketë bërë vetëvrasje nga spitalet COVID. Mbaj përgjegjësi për këtë që them. Më thoni se në cilin spital të Italisë që të kemi pasur një rast të vetëvrasjes. Në Europë jam i sigurt që nuk ka pasur. As në Gjermani nuk kam lexuar ndonjë vetëvrasje. Ka shumë faktorë që çojnë në vetëvrasje dhe çrregullime psikologjike. Sot kryeministri ka përdorur gjuhë që në një moment të tillë terrorizojnë.Boll e kemi kthyer spitalin në burg. Le t’i lidhim dhe me pranga dhe të mos shqetësohemi që të hidhen nga dritarja” – tha Shehu.

Por kjo deklaratë e Shehut nuk është e vërtetë pasi në mediat italiane janë raportuar shumë raste të vetëvrasjeve nga spitalet COVID. Madje Agjencia AGI pohon deklaratën e Ramës duke publikuar një shkrim se situata është alarmante me vetëvrasjet në Itali.

Ajo shkruan se që nga muaji mars ka pasur 71 raste, ku 46 prej tyre kanë lidhje drejtëpërdrejtë me koronavirusin.

asnje dritan shehu europe rast vetvrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.