Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shembet në hyrje një nga tunelet e “Rrugës së Arbrit”, shkak lëkundjet gjeologjike

23:05 / May 31, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rruga e Arberit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga tunelet e rrugës së Arbrit, i cili nuk është inauguruar ende është shembur në hyrje të saj. Report Tv ka kontaktuar me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës ku është pohuar se ka më shumë se dy javë që janë ndaluar punimet në hyrjen e tunelit të Murrizit për shkak të lëkundjeve gjeologjike, e ndërsa vijon puna brenda në tunel dhe në dalje.

“Ka më shumë se dy javë që janë ndaluar punimet në hyrjen e tunelit të Murrizit për shkak të lëkundjeve gjeologjike. Vazhdon puna brenda në tunel dhe në dalje”, njofton Ministria e Infrastrukturës.

“Rruga e Arbrit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat.

Ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. Kompania e cila ka fituar tenderin është Gjoka Construcion, e cila ka marrë nga buxheti i shtetit 360 milionë lekë.

lekundjet Rruga e Arberit shembet tuneli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.