Shembja e shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” pa asnjë paralajmërim, ka vendosur në vështirësi edhe banorët e lagjes përreth. Sikurse shihni edhe nga kjo video e ardhur në redaksinë tonë, banorët ankohen se jo vetëm që nuk janë lajmëruar paraprakisht duke sjellë edhe trembjen e tyre, por ka vështirësuar edhe hyrjen nëpër banesa.
Mbetjet e lëna nga prishja e shkollës shtrihen gjer në hyrjet e pallatave apo të banesave private përreth saj, çka bën që banorët të maten mirë sa herë që dalin nga shtëpitë. / Tirananews.al

