Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shembja e aksit Librazhd–Përrenjas, riparimi mund të zgjasë gjatë

08:17 / February 27, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8578
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më të mirë disa muaj punë, nëse ndiqen procedurat dhe standardet në fuqi, tha për “Monitor” një inxhinier brenda ARRSH-së, i cili për shkak të funksionit preferoi të mbetet anonim.

Defekti kërkon një zgjidhje inxhinierike krejt të re për t’u stabilizuar dhe për t’u riparuar, teksa specialisti i infrastrukturës e konsideroi dëmtimin më seriozin që ka ndodhur së fundmi.

Sipas tij, janë dy zgjidhje. I pari të ndërtohet një viadukt i ri që kërkon shumë kohë dhe ndryshim projekti nga fillimi, ose zgjidhja tjetër është gërryerja deri në themele e masës së dheut që është shembur.

Kompania ANK, që ishte kontraktuar për të kryer punimet, po merr në konsideratë variantin e dytë duke gërryer dheun dhe më pas të bëjë një trase te re.

Por masa e shembur përfshin volume të mëdha punimesh dhe gjithsesi kërkon shumë kohë. Të gjitha variantet e riparimit kërkojnë disa muaj, tha inxhinieri, i cili shtoi se mund të hapet një kalim emergjent, por nuk është i sigurt për automjete të rënda dhe kamionë.

Sipas vlerësimeve paraprake teknike, rrëshqitja e fundit është tërësisht e induktuar dhe lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrjet e mëvonshme në zonë, përfshirë punimet për segmentet e autostradës së Korridorit VIII.

Eksperti i ARRSH-së tha se ndërhyrjet në terren kanë rënduar ndjeshëm masivin shkëmbor dhe kanë krijuar presion shtesë mbi strukturën ekzistuese të rrugës.

Ndërhyrjet kanë ngarkuar shpatullat e rrugës, ndërsa janë gërryer themelet nga përdorimi i materialit lumor, një zgjidhje që konsiderohet e gabuar nga pikëpamja inxhinierike dhe që ka ndikuar në de-stabilizimin e terrenit.

Ura që u shemb është ndërtuar në vitin 1997, ka qenë në gjendje shumë të mirë përpara ndërhyrjeve të fundit, çka forcon elementet se dëmtimi aktual lidhet me ndërhyrjet e fazave të reja të punimeve në zonë.

Eksperti paralajmëroi se stabilizimi i masivit dhe rikthimi i sigurisë në këtë aks do të kërkojë ndërhyrje të thelluara gjeoteknike dhe kohë të konsiderueshme, për shkak të kompleksitetit të terrenit dhe shkallës së dëmtimit. Zgjidhja kërkon kohë, pasi nuk është dëmtuar vetëm sipërfaqja e rrugës, por është destabilizuar i gjithë masivi ku ajo mbështetet.

Për këtë lloj dëmi, së pari kërkohet studim i ri gjeologjik dhe gjeoteknik. Duhet analizuar në thellësi lëvizja e masivit, niveli i ujërave nëntokësore, presionet anësore dhe stabiliteti afatgjatë i shpatit. Kjo fazë kërkon kohë për matje, monitorim dhe projektim të zgjidhjes, tha inxhinieri.

Masivit i janë gërryer bazat dhe tani nevojiten mure mbajtëse të thelluara, pilota, drenazh i ri ose edhe devijim i pjesshëm i trasesë. Këto ndërhyrje nuk janë të shpejta dhe kërkojnë kohë, shtoi ai.

Sipas tij, kompleksiteti i terrenit malor i komplikon zgjidhjet. Aksi Elbasan–Librazhd kalon në zona me formacione të paqëndrueshme gjeologjike. Çdo ndërhyrje duhet të bëhet me kujdes për të mos shkaktuar lëvizje të tjera zinxhir. Projekte të tilla kërkojnë rishikim fondesh, tenderim të ri ose procedura emergjente, që zakonisht zgjasin, tha ai.

Nëse zgjidhja nuk bëhet e plotë dhe strukturore, rreziku i përsëritjes mbetet i lartë. Ai tha se në rastin më optimist riparimi bëhet për 6 muaj deri në një vit.

Segmenti aktual Librazhd–Qukës, 25 kilometra i gjatë, u përfundua në vitin 2001 nga kompania Mavrovo, e cila kishte ndërtuar rrugë në republikat e ish-Jugosllavisë. Punimet u mbikëqyrën nga kompania italiane Lotus, e cila në vetvete ka qenë një shkollë për kompanitë e supervizimit në Shqipëri për shkak të standardeve të larta që kërkonte nga ndërtuesit në procesin e punimeve.

Edhe pse rruga nuk ka pasur mirëmbajtje rutinë, siç e kërkojnë standardet, ajo dhe ura që u shemb kanë qenë në gjendje shumë të mirë para se të nisin punimet për aksin e ri të Korridorit VIII./Monitor.al

aksit Librazhd-Përrenjas punimet Shembja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.