Nxirren dy personat nën rrënoja e tarracës së shembur në Qerret. Mësohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është transportuar në spital.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.
Dy personat janë identifikuara si Shaban Shehu, i cili është pronari i shtëpisë dhe Bert Roshi, i cili ka qenë duke punuar.
Roshi ndodhet në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./
