Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shembja e Teatrit Kombëtar është akt krimi”, Tahiri del me deklaratën e papritur dhe thumbon kryeministrin Rama

18:07 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teatri 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një akt krimi dhe sadizmi, kështu e konsideron shembjen e Teatrit Komëbtar politikania nga Kosova, Edita Tahiri.

Një reagim në rrjetet sociale, Tahiri thotë se “të shkatërrosh trashëgiminë kulturore të popullit tënd i ngjanë si të jesh në luftë me popullin tënd.”

Reagimi i Edita Tahirit

U trishtova nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ndjeva dhimbje të thellë e dëshpërim pafund. Kjo ngjarje kaq tragjike me futi në mendime dhe gjërat e para që më dolën përpara ishin djegia e Romës nga Neroni dhe sadizmi si destruktivitet njerëzor i definuar nga Fromi. Të shkatërrosh trashëgiminë kulturore të armikut tënd është praktikë e keqe e luftës, mirëpo të shkatërrosh trashëgiminë kulturore të popullit tënd i ngjanë si të jesh në luftë me popullin tënd. Nuk mund ta kuptoj vendimin e Edi Ramës për shembjen e teatrit kombëtar, për injorimin e kërkesës së artistëve për mbrojtjen e teatrit, dhe nuk mund të besoj se një agjendë politike korruptive mund të jetë mbi kulturën, mbi historinë e sajë dhe mbi shpirtin që mbahet nga kultura.

Për mendimin tim, shembja e teatrit kombëtar është një akt krimi dhe sadizmi.

Ishte akt krimi sepse u shkel e drejta për trashëgimi kulturore që është një e drejtë fondamentale njerëzore, ndërsa fshirja e një pjese të historisë kulturore cenoi identitetin tonë kulturor kombëtar shqiptar, identitet ky që ishte vazhdimisht i kërcënuar nga agjenda hegjemoniste të të tjerëve jasht nesh.

Edhe ma keq, kjo shfaqi sadizmin e një lideri që sillet si despot, mbase i frymëzuar nga Neroni romak, edhe pse me profesion vjen nga bota e kulturës dhe është pritur të jetë njohës i botës shpirtërore të kombit tonë. E vërteta tregoi se Rama është larg botës shpirtërore të popullit të tij dhe shumë afër botës së të korruptuarëve që për ushqim të shpirtit kanë paranë dhe korrupsionin. Nuk mund të jet ndryshe. Fakti se pas dy katastrofave natyrore, tërmetit e pandemisë, që tronditën shpirtin e kombit, ai krijoi vet vuajtje shpirtërore me rrënimin brutal të ndërtesës historike të teatrit kombëtar nuk mund të quhet ndryshe përveç një sadizëm nga nje qeveri e cila në vend se ta gëzoj popullin ajo e hidhëron cdo ditë e më shumë.

Hidhërimi i popullit është fundi i një qeverie, është fundi i një qeverisje antidemokratike. Shpresa dhe ardhmja është demokracia, qeverisja nga populli për popullin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.