Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një video-mesazh, Hajdari shprehet se teatri është shembur pas një  marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Ajo ka hedhur akuza kundër Ramës dhe Veliaj, duke thënë se kanë shkelur procedurat e shembjes së godinës dhe ajo ndjen dhimbje pasi ndërtesa sot është rrafshuar. Më tej ajo ka cilësuar politikën shqiptare si një teatër dhe u bënë thirrje qytetarëve që të reagojnë.

“Sikur të mos mjaftonte stresi që po kalojnë qytetarët si pasojë e COVID-19 ku prej dy muajsh janë të izoluar në shtëpi, kanë mbyllur bizneset kanë humbur të ardhurat e janë në pasiguri të plotë për të ardhmen. Sot qeveria vendosi të shtojë stresin duke shembur me dhunë në shkelje të disa ligjeve godinën e Teatrit Kombëtar. Së pari shkelja është në disa dimensone ku së pari u shkel ligji për pushtetin vendor se vendimi s’kishte hyrë në fuqi dhe është marrë në kundërshtim me procedurat që janë përcaktuar për vendimarrje online gjatë periudhës së pandemisë. Së dyti tjetërsimi i një monumenti kulture të cilësuar e tillë nga ‘Europa Nostra’, e cila e  shpalli si një nga 7 godinat që duheshin ruajtur, por Rama dhe Veliaj nuk pyetën. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi një ditë. Kemi edhe korin e atyre që marrin betejën e qytetarëve.

Ata opozitën e bëjnë për të përfituar edhe kur janë në pushtet. Duhet ta kishim ruajtur që mos ta harrojmë se si ka qenë arti shqiptar. Gjermania ka shndërruar në muze edhe sh-kampet e përqendrimit, të cilat janë simboli i më të keqes që ka parë e gjithë bota. Sot kush ka sy ka parë qartë një teatër tjetër që është vënë në skenë 30 vite nga të njëjtët aktorë. Klasa jonë politike teatrale që ditën bëjnë sikur zihen e natën bashkohen në resortet e tyre luksoze ku jetojnë të lutur së bashku. Teatri u prish në marrëveshje të plotë mes tyre.”, është shprehur Hajdari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here