Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

13:59 / September 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1726486498xprenci 977
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidatë.

Shemsi Prençi është kandidatura e parë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili ka dërguar aplikimin dhe dokumentet e nevojshme me postë.

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, Ministria e Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikim për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku aplikimet do të pranohen deri më 18 shtator.

Kandidatët mes kritereve që duhet të plotësojnë janë mbajtja e njërës nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të kenë shtetësi shqiptare dhe të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Muhamet Rrumbullaku u dorëhoq nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit më 5 shtator, pas 2 vitesh në krye të këtij institucioni, pikërisht për t’i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Kush është Shemsi Prençi

Shemsi Prençi, ka qenë pjesëtar Ministrisë së Rendit, prej shumë vitesh, duke shërbyer në drejtori të ndryshme si drejtues. Me gradën Drejtues i Parë, Prençi në 2009 ishte transferuar nga drejtor i policisë së Fierit, në drejtor të forcave speciale.

Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës, forcat lëvizëse Operacionale si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ai ka kandiduar në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz si dhe për deputet të LSI në Durrës.

shemsi prenci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.