Si të gjitha çiftet e tjera të shoëbiz-it, edhe Vesa Luma zgjodhi që ditën e të dashuruarve t’i bënte një dedikim partnerit të saj.
Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ndau me ndjekësit një video ku shfaqej pranë Big Bastës dhe i shprehte atij dashurinë duke i thënë “Të dua” në anglisht.
Pasi i tha dy herë “I love you”, Big Basta ia ktheu partneres:
“Je duke i thënë vetes tënde, je duke parë veten në kamera?”
Duke qeshur, Vesa iu kthye përballë reperit duke i thënë kësaj here “Të dua” në sy dhe jo nga ekrani i telefonit.
“Na dy nuk i kemi punt mire me “rrjete sociale” 😂 ama prap se prap duhemi shume ❤️ Gezuar jete ketu ne Instagram- urimin e vertete ta jap ne shpi 🙈🥂”- shkruan këngëtarja në postim.