Njihuni me 9 formulat bimore që heqin ujin dhe lëngjet e tepërta nga organizmi, duke ju çliruar njëherë e mirë nga fryrjet e sikletshme.
A e gjeni shpesh veten duke u ankuar: “Ndihem me të vërtetë i/e fryrë” ose “Këmbët e mia janë kaq të fryra, nuk mund të fus këmbët në këpucë”?
Ju ndoshta keni një gjendje të njohur si edemë në terma mjekësorë, ose më shpesh të quajtur mbajtja e ujit ose e lëngjeve. Kjo i referohet akumulimit të tepërt të lëngjeve në indet e trupit.
Shpesh ndodh në këmbë dhe në gishtat e këmbëve, por mund të ndikojë edhe në pjesë të tjera të trupit.
UTHULL MOLLE
Uthulla e mollës lehtëson enjtjen e ujit dhe fryrjen, duke e rimbushur kaliumin në trup, për të ndihmuar në reduktimin e niveleve të natriumit.
– Shtoni një lugë çaji uthull molle, në një gotë me ujë.
Pijeni dy herë në ditë.
Ju mund të rrisni dozën e uthullës së mollës, deri në dy lugë për çdo gotë.
– Nëse keni grumbullim të lëngjëve në këmbët tuaja, ju mund të zhysni këmbët tuaja në një banjë të ngrohtë të bërë nga pjesë të barabarta të uthullës të mollës dhe ujit të ngrohtë për rreth 10 minuta.
Gjithashtu do të largojë erën e këmbës.