Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shëndeti fizik dhe mendor i Kamala Harris, publikohet raporti mjekësor i kandidates për presidente të SHBA

18:11 / October 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Harris
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer”, dhe “ka qëndrueshmëri fizike dhe mendore” për të shërbyer si president, ka thënë mjeku i saj në një letër të publikuar të shtunën, duke përmbledhur historikun për shëndetin e saj.

Doktor Joshua Simmons, kolonel i ushtrisë amerikane dhe mjek i nënpresidentes, ka shkruar se Harris 59-vjeçare, gëzon shëndet të plotë, jetë aktive dhe që kontrollet e saj të fundit, të kryera në prill, tregojnë që gjithçka është në rregull.

Këshilltarët e Harrisit shpresojnë të përdorin këtë moment për të bërë dallimin me republikanin, Donald Trump, i cili ka publikuar informacion të kufizuar për shëndetin e tij, ndër vite, dhe ka rritur dilemat për gjendjen që ka, sipas një ndihmësi të fushatës së Harrisit, që ka folur në kushte anonime. Trump ka publikuar informacione të kufizuara edhe pas atentatit kundër tij në korrik, kur ka pësuar gërvishtje në vesh.

Trump, 78-vjeçar, e ka përmendur shumë shpesh gjendjen shëndetësore të presidentit aktual, Joe Biden, 81-vjeçar, kur ky i fundit pati vendosur të rikandidonte për një mandat të ri. Prej kur Biden është zëvendësuar nga Harris, gjendja shëndetësore e Trumpit ka marrë më shumë vëmendje.

Në nëntor të vitit të kaluar, Trump e ka festuar ditëlindjen, duke e publikuar një letër të dërguar nga mjeku i tij, që ish-presidenti është në gjendje të “shkëlqyer” fizike dhe mendore. Në letrën e postuar nga Trumpi nuk ka pasur hollësi që kanë mbështetur pretendimet e tij. Harris dhe Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Gara aktualisht është shumë e ngushtë mes dy palëve. /REL/

kamala harris USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.