Tjetër aksident në punë në Shëngjin. Bëhet me dije se ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.
Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
