Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shenjat që paralajmërojnë probleme të mushkërive, ja çfarë duhet të keni kujdes

10:32 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
kolla naten 1024x575 770x433 1 750x42211 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve të organeve të tjera në trupin e njeriut. Ato janë në punë çdo sekondë të ditës që njeriu merr frymë, ndaj rëndësia e shëndetit të tyre nuk mund të nënvizohet mjaftueshëm. Kur merrni frymë, mushkëritë marrin oksigjenin dhe e transferojnë atë në rrjedhën e gjakut, nga ku mundësohet furnizimi i të gjitha organeve dhe qelizave.

Kur nxirrni frymën, mushkëritë nxjerrin dioksidin e karbonit. Mushkëritë e njeriut janë gjithë kohës të shënjestruara nga pluhurat, ndotja, duhani e një sërë substancash që tashmë janë bërë pjesë e jetës. Sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive janë në rritje. Disa prej tyre janë azma, bronshiti, tuberkulozi, tumori e të tjerë. Duhanpirësit janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e mushkërisë. Ruajtja e shëndetit të mushkërive është thelbësore dhe është një proces që nis duke qenë të mirëinformuar për simptomat e problemeve me mushkëritë.

Simptomat e problemeve me mushkëritë

Kollë e vazhdueshme

Kolla ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmrrjes, por kur ajo bëhet kronike, tregon që mushkëritë kanë nevojë për ndihmë. Kur mushkëritë janë në vështirësi, kolla shoqërohet me dhimbje kraharori që shtrihet në pjesën e shpatullës.

Vështirësi në frymëmarrje

Nëse hasni vështirësi të merrni frymë atëherë kjo do të thotë që mushkëritë nuk kanë fuqi të bëjnë punën e tyre. Kjo gjithashtu tregon se rrugët e frymëmarrjes janë të bllokuara.

Sekrecionet

Në shumicën e rasteve, kolla shoqërohet me sekrecione. Këto të fundit mbajnë bakteret, pluhurin dhe polenin të bllokuara dhe pengojnë rrugëtimin e tyre drejt mushkërive. Por nëse keni shumë sekrecione që nuk vijnë si pasojë e të ftohurës apo gripit, atëherë kjo nuk është një shenjë e mirë. Për më tepër, ju mund të vini re ndryshime në ngjyrën, aromën, sasinë dhe trashësinë e sekrecioneve. Nëse ato kanë ngjyrë të verdhë, jeshile ose kanë njolla gjaku, atëherë ka diçka që nuk shkon me mushkëritë.

mushkerite probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Mjekët ngrenë alarmin për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë

15:09 / June 15, 2025

Vlerat ushqyese të kajsive, nga shëndeti i zemrës te përmirësimi i gjumit

09:35 / June 14, 2025

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

21:36 / June 9, 2025

Këto janë frutat që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

10:00 / June 9, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.