Në 24 orët e fundit janë shënuar 132 raste të reja me COVID-19, ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 347 numrin në total të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 55 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin.
Sakaq sipas Ministrisë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
