Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka komunikuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 006 testime për coronavirus, ndërsa 906 raste kanë rezultuar pozitiv.
Nga MSH informojnë se sot janë regjistruar 26 të vdekur tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, përkatësisht me 8 dhe 6 viktima, ndërsa Struga regjistron 3 viktima, kurse Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156 660.
Rastet aktive me virus janë 14 785, ndërsa numri total i vdekjeve 5 964.