Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shënohet viktima e parë mga “Omicron”, Johnson apelon

22:57 / December 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
johnson1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Britaninë e Madhe është shënuar viktima e parë me variantin e ri të Covid-19, “Omicron”.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Boris Johnson, teksa inspektonte një qendër vaksinimi në Paddington, në perëndim të Londrës.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se të paktën një pacient me variantin e ri ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Me keqardhje ju them se të paktën një pacient tani është konfirmuar se ka vdekur me ‘Omicron”, u tha Johnson gazetarëve.

Ai gjithashtu theksoi se ideja që “Omicron” është një variant më pak i rrezikshëm nuk duhet të merret parasysh dhe se është e nevojshme që qytetarët të kuptojnë ritmin e shpejtë me të cilin po përhapet ky variant.

Gjithashtu, kryeministri tha se gjëja më e mirë për të gjithë është shtimi i dozave të vaksinave.

“Mendoj se ideja se ky është disi një version më i butë i virusit – kjo është diçka që duhet ta vendosim mënjëanë dhe thjesht të njohim ritmin me të cilin ai po përshpejtohet përmes popullsisë”, tha Johnson.

Të dhëna jo të plota nga spitalet në Afrikën e Jugut, bëjnë me dije se pacientët që preken nga ky variant janë më të rinj në moshë dhe trajtimi i sëmundjes është i njëjtë me variantet paraardhëse, ndërsa shkencëtarët në mbarë botën po analizojnë efikasitetin e trajtimet aktuale.

Bazuar në ndryshimet gjenetike që paraqet varianti i ri Omicron, pritet që disa trajtime të kenë të njëjtin efikasitet, por trajtimet të tjera mund të kenë më pak.

Gjithsesi, ajo çfarë dimë deri tani është se “armët” për ta luftuar dhe këtë variant janë të njëjtat. Vaksinat mbeten masa më e efikase për të mbrojtur njerëzit nga COVID-19, për uljen e transmetueshmërise apo parandalimin e shfaqjes së varianteve të reja.

Që kur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson ka vendosur kufizime më të ashpra dhe të dielën ai u kërkoi njerëzve të merrnin vaksina përforcuese për të parandaluar mbingarkesën e shërbimit shëndetësor.

Omicron shenohet viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.