Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shërbimet kadastrale, Mitsotakis i sjell Ramës ekspertizën greke në Tiranë

06:20 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
df4d18d0 bccd 4bdc a08b 5696ced9e57e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi kanë hyrë në një fazë të re me akuj të shkrirë dhe me një frymë tjetër ndërveprimi. Këtë e konfirmuan disa javë më parë të dy kryeministrat Rama e Mitsotakis në Tiranë, por shihet edhe në aspekte të tjera të bashkëpunimit dypalësh. Një prej tyre është edhe ai që ka nisur tashmë për çështjet e shërbimeve kadastrale. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, priti në Tiranë një delegacion nga Greqia, i kryesuar nga zv.ministri për Qeverisjen Digjitale, Konstantinos Kyranakis, zv.ambasadori i Greqisë në Tiranë, Athanasios Astrakas dhe Presidenti i Kadastrës Greke, Stelios Sakaretsios.

Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit për modernizimin e shërbimeve kadastrale, me qëllim ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe transparente për qytetarët.

Ndihma greke për shërbimet kadastrale u kërkua nga kryeministri Edi Rama te homologu i tij Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit dërgoi në Shqipëri pikërisht delegacionin e mësipërm, për t’i hapur më tej rrugën thellimit të bashkëpunimit në terma konkretë. Falë këtij bashkëpunimi që sapo ka nisur, stafi i ASHK do të përfitojë nga homologët grekë trajnim dhe ekspertizë në përdorimin e teknologjive më të avancuara në menaxhimin e të dhënave. Synohet përmirësimi i proceseve për të siguruar shërbime më të shpejta dhe cilësore dhe më shumë lehtësi për qytetarët.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi me palën greke në fushën e shërbimeve kadastrale është rritja e transparancës dhe standardizimi i procedurave për një Kadastër moderne. Falë dixhitalizimit dhe përpunimit të shpejtë të aplikimeve, ASHK ka ulur si asnjëherë me parë stokun e madh të dosjeve sidomos në kryeqytet ku aktualisht punohet me aplikimet e vitit 2025. Në këtë drejtim po avancohet edhe me zyrat e tjera të ASHK në qytete të tjera të vendit.

kadastrale micotaqis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.