Moti i paqëndrueshëm me vranësira të dendura e
reshje shiu dhe dëbore ka vijuar edhe për ditën e sotme. Sasia më e lartë e
reshjeve të dëborës në qytet ka arritur deri në 56 cm në Peshkopi, ndërsa në
zona të caktuara dhe në qafat e maleve dhe lugina kjo sasi është edhe më e
lartë. Në zonën e Veriut reshjet e dëborës kasnë arritur deri në kuota të ulëta
me 30 cm në Shkodër dhe 4cm dëbore në Lezhë. Në qytetin e Korcës reshjet e dëborës
kane arritur 35cm. Në qarkun e Gjirokastrës dhe Elbasanit në lartësinë mbi 500
metra reshjet kanë qenë në formën e dëborës, ndërsa në qytetin e Vlorës reshjet
e shiut kanë qenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave. Për orët në
vijim në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër por edhe Lezhë reshjet e borës do të
vazhdojnë me intesitet mesatar e lokalisht të lartë. Në zonën e Lindjes dhe
Juglindjes reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të ulët dhe mesatar.
Pas orës 9 të darkës reshjet gradualisht do të fillojne të humbasin
intensitetin dhe do të mbeten më të lokalizuara në zonën veriore dhe ato malore
lindore.
Për ditën e nesërme kemi përmirësim gradual të kushteve atmosferike. Gjatë
pjesës së parë të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe
vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokale si dhe në
lartesitë malore dëborë e dobët. Më pas moti do te jetë me kthjellime dhe
vranësira kalimtare më tepër të theksuara në relievet malore. Kujdes duhet të
bëhet me ngricat e forta që do të mbeten prezente përgjatë akseve rrugore dhe
zonat urbane. Sa i përket fushës termike kemi rikthim të temperaturave të ulëta
më konkretisht:, Zonat malore -9°C deri në 0°C, Zonat e ulëta -4°C deri në 8°C,
Zonat bregdetare 0°C deri në 10°C
Add A Comment