Një sherr masic është shënuar këtë të enjte në Vorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 kur 34 vjeçari Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzaqi gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi me profesion (oficer ushtrie). Ky i fundit, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt Ergest Hoxhës duke e lënë të plagosur. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori është arrestuar nga policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
