Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherr masiv në Shkozet, dhunohet edhe policia

12:30 / October 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1567258992 policiadurres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të mëtejshëm në Shkozet, por kanë rënë pre e dhunës gjatë një sherri masiv mes të rinjve.

Ka qenë një telefonatë që ka lajmëruar uniformat blu, ku në afërsi të një karburanti në zonë po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Dy protagonistë të ngjarjes kanë kundërshtuar edhe policët, duke i dhunuar. Në këto kushte u kërkuan përforcime, duke arritur dhe neutralizimin dhe arrestimin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia ndërhyn për të parandaluar një konflikt mes disa personave, dy prej pjesëtarëve në konflikt kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë. Policia ka neutralizuar dhe prangosur dy personat që goditën punonjësit e Policisë për shkak të detyrës. Në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në Shkozet, në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kur kanë mbërritur, dy prej personave të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Policisë pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre. Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026

Përleshje në burgun e Durrësit, një i plagosur me thikë

09:44 / November 16, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.