Një sherr për arsye banale mes disa personave në Divjakë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Burime nga policia e Divjakës bëjnë me dije se shtetasit P.K., dhe B.K., kanë goditur me grushte shtetasin A.Ç. dhe më pas ky i fundit i ka kanosur ata me një armë gjahu.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente, e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
