Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherr me Rusmajlin në procesin e rinumërimit të votave, Dogjani: KAS po tjetërson vullnetin qytetar

16:01 / June 24, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 2025 06 24 155526
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për procesin e rinumërimit të votave, Asllan Dogjani denoncon shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). I ftuar në “News 24”, Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar këtë të fundit për ndikim politik dhe tjetërsim të votës së qytetarëve. Ai tha se qindra vota të vlefshme të PD-së, përfshirë 300 të tilla në favor të tij, janë shpallur të pavlefshme në mënyrë të padrejtë. Për të vendime të tilla janë marrë në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se procesi po ndikohet politikisht. ‘‘KAS po tjetërson vullnetin e qytetarëve. Nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore, por me një skemë të organizuar”.

Pjesë nga deklarata

E ngrita zërin për tjetërsimin e votës për të gjithë qytetarët. Tjetërsimi po vazhdon edhe në rinumërimin e votave. Mendova se të vendoset drejtësi. Jam i bindur se nuk hyj në Parlament, por më intereson që çdo votë e qytetarëve të shkojë aty ku e ka dhënë. 7900 votues më kanë besuar mua, kanë votuar të lirë dhe unë ua vlerësoj shumë votën atyre individëve.

Këtu është një skemë e organizuar. Nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Ishte një votë, ku kryqi ishte vënë përbri emrit tim. KAS e mori si vendim që nuk është votë e vlefshme. Më kanë nxjerrë shumë vota të pavlefshme në këtë mënyrë. Jo vetëm mua, por edhe deputetëve të PS dhe të partive të tjera. Prandaj u irritova.

Unë këtë e quaj vjedhje, këtë e quaj hajdut. KAS po tjetërson vullnetin e qytetarëve. Edhe votat e PS edhe të miat të tilla duhet të ishin të vlefshme, jo me standard të dyfishtë. 300 votat që i janë hequr PD-së janë të vlefshme. Rusmajli veproi me shumë standarde. Kur KAS vepron me dy standarde, unë krijoj dyshimin se këtu vendos Edi Rama. Votat të dërgohen në Kolegjin Zgjedhor. Fitoj apo jo nuk ka rëndësi, unë e bëj betejën për Shqipërinë.

11 maj asllan dogjani KAS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I mori jetën Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare

20:45 / July 7, 2025

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

Zbulohet pronari i kabinave në Theth, Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper

18:55 / July 7, 2025

IKMT zbulon detaje nga aksioni në Theth: Brenda ditës së sotme do të shemben 20 subjekte pa leje

18:37 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.