Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë

10:24 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherr 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes dy familjeve në Tiranë.

Policia bën me dije se pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” në pranga janë vënë dy persona A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë zhurmuese në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përket 22-vjeçarit të arrestuar.

Njoftimi i policisë

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve.

Vihen në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt. Sekuestrohet një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Nuçi Naçi”, kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.