Një person ka mbetur i plagosur pas sherrit në një lokal në Sarandë.
Mësohet se përplasja verbale filloi në ambientet e një lokali, e cila degradoi më pas jashtë tij me përdorimin e mjeteve të mprehta. I plagosuri u transportua në spitalin e Sarandës, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.